INUK shemb ndërtesën e kryebashkiakut të Urës Vajgurore

Berat - Ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në Urën Vajgurore. Aksionit të INUK nuk i ka shpërtuar as kreu i bashkisë, Syrja Omeraj. Objekti është shembur gjatë orëve të para të mëngjesit dhe ishte projektuar për pallat.PD kishte akuzuar pak kohë më parë se ndërtesa ishte në pronësi të dajës së Ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, për kryabashkiakun Ormenaj.Pas akuzave të Partisë Demokratike, ka reaguar në një deklaratë për shtyp kruebashkiaku i Urës Vajgurore, ku deklaroi se ndërtimi në fjalë është në pronësinë e gruas së ve të të vëllait të tij dhe se PD po e persekuton politikisht sistematikisht në vite.Por, edhe pas kësaj deklarate, ndërtesa shumëkatëshe nuk i ka shpëtuar askionit të INUK, ka nisur shembja e saj dhe nuk ka pasur kundërshti nga ana e pronarëve të godinës.Sipas të dhënave të INUK bëhet e ditur së në këtë bashki, nuk ka objekte të tjera që do t'i nënështrohen aksionet, sepse nuk ka asnjë tjetër në listë.m.p/Oranews.tv