Lushnje, 2 aksidente brenda 30 minutave, vdesin 2 persona
Lushnjë-Dy aksidente të ndryshme brenda 30 minutave i kanë marrë jetën dy personave.Aksidenti i parë ka ndodhur pranë fshatit Xëng në zonën e quajtur si Pushimi i Shoferit, ku viktima është Agron Taullahu 47 vjeç.47-vjeçari ishte duke udhëtuar me motor, teksa u përplas nga një traktor dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, ku një mjet ka përplasur për vdekje një person i cili po udhëtonte me biçikletë.Viktima nuk është mundur të identifikohet nga plaget e shumta që kishte marrë.Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të dy aksidenteve.[caption id="attachment_385961" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]