Bushati: Kërcënimi nga Shteti Islamik, e keqe për mbarë njerëzimin

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati shprehet se Shqipëria e konsideron kërcënimin nga Shteti Islamik një të keqe jo thjesht për Lindjen e Mesme, por për mbarë njerëzimin. Në një intervistë për Zerin e Amerikës Bushati dhe se për këtë arsye Shqipëria që në momentin e shpërthimit të kësaj krize, ka bashkëpunuar dhe ka dhënë ndihmesën e saj në fushatën kundër këtij grupi.“Shqipëria është krenare që është pjesë e këtij koalicioni drejtuar nga SHBA. ne jemi bashkëmbështetës të rezolutës që do të miratohet sot. Që në momentin e parë të shpërthimit të kësaj krize dhamë kontributin tonë me me municione dhe armatime për Irakun sepse e konsiderojmë një të keqe për mbarë njerëzimin. Ballkani është prekur nga këto fenomene dhe ne do vazhdojnë të jemi pjesë e koalicionit për të dhënë kontribut brenda NATO-s.”Po ashtu ministri Bushati tha se opozita duhet të bëhet pjesë e Parlamentit për të diskutuar për reformat për të treguar se Shqipëria është në një stad tjetër.“Opozita duhet të ishte në parlament sëbashku me ne, për të diskutuar reformat e rëndësishme, qoftë edhe për të krijuar një klimë politike për të mos rënë dakord, për çështje të cilat ne mund të mos biem dakord, por duke siguruar që procesi politik në Shqipëri është në një stad tjetër, në stadin e një vendi që është kandidat për në BE”, tha Bushati.