Clinton: Ndërhyrja e SHBA-së në Kosovë ishte e drejtë
Ish Presidenti i SHBA-së Bill Clinton vazhdon të mbetet i bindur se vendimi amerikan për të ndërhyrë në Kosovë për të shpërtuar shqiptarët nga dhuna dhe gjenocidi serb. Këtë e ka vërtetuar dhe koha.“Koha ka provuar se sa i drejtë ishte vendimi amerikan për të vepruar energjikisht për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga dhuna dhe gjenocidi serb” deklaroi ish presidenti i amerikan në takimin e Dhjetë të Nismës Globale Klinton, që zhvilloi punimet në Neë York, nga 21-24 shtator 2014.Në sesionin plenar të mbylljes të kësaj veprimtarie të rëndësishme e të përvitshme me temë: "Riimagjinimi i ndikimit" ishte i ftuar edhe presidenti Bujar Nishani, i cili u përshëndet nga Clinton për praninë e tij.Sesioni trajtoi rezultatet e përkushtimit të tyre, si i shfrytëzojnë sukseset dhe mësojnë nga dështimet për të nxitur qasjet paraprirëse që ndikojnë në krijimin e vlerave dhe në zhvillimin e botës.Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Clinton vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë gjatë Presidencës së tij.[caption id="attachment_386077" align="alignnone" width="640"]
Presidenti Nishani i ftuar ne "Nisma globale Clinton" 24 shtator 2014[/caption]