Ja shtëpia që transformon detin në energji

Të jetosh në një guaskë, rrethuar nga tingujt e valëve të detit në një shtëpi ku përdoret vetëm një energji e rinovueshme. Është kjo idea pothuajse vizionare që thekson bazën e projektit “Hydroeletric Tidal House”, projektuar nga arkitekti dhe projektuesi serb Margot Krasojevic. Burimin kryesor të energjisë shtëpia e merr nga lëvizjet e valëve të detit falë një turbine që përdor këto valë për të nxjerrë energji kinetike. Shtëpia pritet të ndërtohet në Llandudno të Cape Town, Afrikë e Jugut.