KS e OKB miraton rezolutën për luftëtarët e huaj të ISIS-it

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, miratoi rezolutën që përcakton marrjen e masave të forta ndaj luftëtarëve të huaj që i bashkohen miltantëve të organizatave, si grupi Shteti Islamik.Kjo rezolutë i detyron  vendet e ndryshme, ku përfshihet edhe Shqipëria, ta cilësojnë krim për qytetarët e tyre udhëtimin jashtë shtetit, për të luftuar krahas me militantët, ose për të rekrutuar njerëz të tjerë për ta bërë këtë.Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama paralajmëroi se "vetëm rezolutat nuk do të jenë të mjaftueshme" për të mundur Shtetin Islamik dhe grupe të tjera xhihadiste."Retorika e lartë dhe qëllimet e mira nuk do të mund të ndalin as edhe një sulm terrorist të vetëm. Fjalët e thëna sot këtu duhet të kthehen në veprime; në vepra, në aksione konkrete, brenda vetë vendeve dhe në mes tyre, jo vetëm në ditët e ardhshme, por edhe në vitet që do të vijnë."- tha Presidenti Obama.Mbi 15 mijë luftëtarë të huaj nga mbi 80 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën  kanë shkuar në Siri gjatë viteve të fundit dhe terroristë  i "përkeqësojnë më tej konfliktet" dhe përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për vendet e tjera.