Tiranë, plagoset në atentat roja i qendrës së jetimëve

Tiranë-Një plagosje me armë zjarri u shënua mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Fatmir Kovaci, roje i qendrës së jetimeve ra pre e një atentati me armë zjarri ndërsa udhëtonte me makinën e tij.Ngjarja u shënua rreth orës 20:30 në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta në Rrugën e Kavajës.Dyshohet se atentatori, identiteti i të cilit ende nuk dihet i ka zënë pritë Kovacit dhe e ka qëlluar atë disa herë.I plagosuri rreth 28 vjeç është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndëPolicia ka ngritur disa postoblloqe për identifikimin dhe arrestimin e autorit.[caption id="attachment_385967" align="alignright" width="640"]aksident te pallati me shigjeta Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati[/caption]