Itali, shqiptari vret gruan lë porositë për fëmijët: Mos harroni biberonat dhe biskotat
Itali - Vrau bashkëshorten duke e goditur 7 herë me thikë, ndërsa në dhomën ngjitur flinin 2 fëmijët e tyre të mitur, 3 dhe 4 vjeç. Shkak xhelozia.Ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre në Genova të Italisë.Çifti kishte 15 vjet diferencë dhe jashtë mureve të shtëpisë dukej se kishin një jetë familjare normale.Por mbrëmjen e djeshme në dhomën e gjumit Ardian Balliu, 44 vjeç qëlloi 7 herë me 2 thika Valmira, 30 vjeçe pas një sherri për motive xhelozie, dhe ekonomike.Mediat italiane shkruajnë se 44 vjeçari kishte përdorur 2 thika për të kryer krimin: Kur thika e parë ishte thyer kishte marrë thikën e dytë për ti dhënë fund jetës. Njëra prej goditjeve i ka prekur zemrën.E gjitha ndodhi në dhomën e gjumit, ndërsa në dhomën ngjitur me ta flinin dy fëmijët e mitur, të cilët nuk kanë ndjerë asgjë.Më pas i ka telefonuar policisë: “Hajdeni në shtëpinë time.” Në gjëndje shoku dhe i dehur i ka shoqëruar në dhomën ku kishte kryer krimin duke i kërkuar “të mos zgjojnë fëmijët”.[caption id="attachment_386524" align="alignright" width="640"]
Në foto: Adrian Balliu dhe gruaja e tij Valmira Balliu[/caption]Mos harroni biberonat dhe biskotat Policia italiane ka gjetur gruan të mbuluar me gjak, dhe një thikë pranë zemrës. “E qëllova pas një sherri” kishte sqaruar Ardiani duke pyetur më tej: Ka vdekur?” dhe më pas duke lënë dhe porositë për fëmijët e tij.“Mos harroni biberonat dhe biskotat për fëmijët”. Dy fëmijët aktualisht i janë besuar të afërmve të çiftit në Torino.[caption id="attachment_386553" align="alignleft" width="300"]
Në foto: Karrocat e fëmijëve të çiftit[/caption][caption id="attachment_386125" align="alignright" width="610"]
Në foto: Ballkoni i shtëpisë ku ndodhi vrasja[/caption] Kisha frike se me merrte femijetGjatë kohës që është marrë në pyetje mësohet se u ka thënë hetuesve se kishte frikë se mos dhe bashkëshortja e dytë do ia merrte fëmijët.“Kisha frikë se më linte dhe më merrte me vete fëmijët” ka justifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij teksa policia e shoqëronte për në qeli, shkruan Tg Com.Kjo ishte martesa e dytë për Balliun, ndërsa nga martesa e parë kishte dhe një vajzë të cilën i ishte ndaluar ta takonte për shkak të precendetëve penalë.“Më kishte ndodhur një herë me martesën e mëparshme. Kisha frikë se në rast se do ndahesha do të mi merrte edhe këtë herë fëmijët për shkak të problemeve që kisha me drejtësinë. Nuk mundesha të jetoja pa to." u ka thënë ai.
(Në foto: Ardian Balliu dhe ballkoni i banesës ku ndodhi krimi i rëndë)Oranews.tv