Prokuroria mbyll zyrtarisht hetimet, vdekja e Olldashit aksidentale

Tiranë - Zyrtarisht Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident rrugor. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimit gati 10 muaj pas ngjarjes, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi dhe duke konfirmuar se ish-deputeti i Partisë Demokratike humbi jetën nga pakujdesia e tij.Organi i hetimit nga provat e marra ka mundur të provojë se në vendin e quajtur Mushqet në rrugën Tiranë-Elbasan, Olldashi ka humbur kontrollin e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge. Sipas hetimit, gjatë udhëtimit nga Elbasani drejt kryeqytetit, ish-ligjvënësi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor,  ç'ka ka sjellë si pasojë vdekjen.Gjatë hetimit gati 1-vjeçar të grupit hetimor është arritur të vërtetohet se Olldashi nuk ka respektuar shpjejtësinë në kthesën që i mori jetën.Në hetimin e Akuzës së Tiranës është vërtetuar se shkaku i vdekjes së shtetasit Sokol Olldashi ka qenë shoku i rëndë traumatiko-hemoragjik. Bazuar në aktin e ekspertimit toksikologjik, rezulton se në gjakun e Sokol Olldashit nuk u konstatua prania e alkolit apo elementëve të tjerë të jashtëm. Dëmtimet me të shumta Olldashi i ka pasur në pjesën e kokës. Në kohën e daljes nga rruga, ai ka është përplasur fort me kokë në baxhon e makinës, duke e thyer atë. Më pas, makinë është përmbysur dhe e gjithë pesha e automjetit ka rënë në kokën e deputetit, duke i sjellë dhe vdekjen e menjëhershme.Sqarohet nga Prokuroria se në momentin e aksidentit, ish-deputeti i PD-sw nuk e ka pasur të vendosur rripin e sigurisë, gjë që ka ndikuar në aksidentit vdekjeprurës. Një fakt tjetër që i ka ndihmuar hetuesit në mbylljen e hetimeve kanë qënë tabulatet telefonike. Kështu nga tabulatet telefonike rezulton se deklarimet e bëra nga shtetasi B. Begolli përputhen plotësisht me qelizat e vendndodhjes së tij në momentin e ngjarjes.Duke analizuar provat e administruara në këtë material kallzues rezulton se ngjarja ku ka mbetur i vdekur shtetasi Sokol Olldashi ka ndodhur si rezultat i aksidentit automobilistik.

KONKLUZIONET E PROKURORISE PER VDEKJEN E SOKOL OLLDASHIT