Në Ora News nisi "Ditë e Re", zgjohuni çdo mëngjes me Enkel Demin

Tiranë- Ka startuar ditën e sotme emisioni më i ri në RTV Ora News "Ditë e Re" me moderatorin e mirënjohur të ekranve Enkel Demi.Emisioni nisi në orën 7:00 dhe përgjatë tre orëve në transmetim live pati një larmishmëri temash. Arredimi i studios ishte një tjetër element shumë interesant, pasi përveçse i bukur ishte dhe ambient shumë i ngrohtë.Pjesa e parë nisi me një pasqyrë të shqypit dhe lajmeve kryesore të ditës.Më pas në studio me moderatorin Demi ishte edhe Dom Gjergj Meta, i cili komentoi vizitën historike në Papa Françeskut në Tiranë.Në pjesën e dytë për të gjithë ata njerëz supersticiozë, në studio ishte e ftuar parashikuesja e fatit Zonja Meri, e cila pas parashikimit që bëri për qëndrueshmërinë e motit lexoi edhe horoskopin për të gjitha shenjat përkatëse.Një pjesë e mirë e emisionit në orën 9:00 iu kushtua të gjitha amvisave shqiptare, pasi sëbashku me shefin e kuzhinës Astritin, moderatori Demi gatuan ushqime tradicionale shqiptare.Gjatë emisionit nuk munguan edhe lidhjet direkte për çështjet më të rëndësishme të ditës.