Pogradec, shkojnë të shembin katin e tretë të hotelit, 1 vdes, 2 plagosen

Pogradec- Një 24 vjeçar humbi jetën dy të tjerë u plagosen mesditën e 22 shtatorit, teksa po punonin për të shembur katin e tretë të një hoteli buzë liqenit të Pogradecit, pranë fshatit Piskupat.Gazetari i Ora News Artin Halili informon se tre personat po punonin për shembjen e katit të tretë të hotelit i cili ishte pa leje dhe INUK i kishte dhënë 3 ditë kohë ta prishnin vetë, ose do të ndërhynin ata.Nuk dihen shumë detaje nga ngjarja e rëndë e cila është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12:00 të mesditës së sotme.Viktima është kamarieri i lokalit, Ervin Shkira 24 vjeç nga fshati Lin, i cili po ndihmonte punëtorët të shembnin pjesën pa leje. Të riun e ka zënë poshtë një kolonë betoni nga  tarraca.Dy të plagosurit, V. Tavo, 40 vjeç nga fshati Piskupat i Pogradecit dhe tjetri A. Koruni 37 vjeç nga Prrenjasi, ndodhen në Spitalin e Pogradecit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.Pronari i objektit si dhe 6 persona të cilët po punonin për shembjen e katit pa leje janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje mbi ngjarjen.pogradec shembet ndertesa