IS propagandë: Obama mushkë e hebrenjve, Kerry plakush. Vritini të pafetë

"Obama është mushka e hebrenjve ndërsa Xhon Kerry vetëm një plakush!"Ky është mesazhi fundit që kanë shpërndarë, përmes një regjistrimi audio, militantët e Shtetit Islamik, të cilët shtyjnë të gjithë besimtarët myslimanë që të vrasin të pafetë.Zëdhënësi i ISIS, Abu Muhamed Al-Adnani gjatë mesazhit 42-minutësh, dëgjohet të thotë:"Obama, mushka e hebrenjve, krejt papritur u bë sheik, myfti dhe ekspert për fenë islame, pasi pretendon se Shteti Islamik nuk ka të bëjë fare me islamin", thotë Al-Adnani."E kë bërë këtë deklaratë gjatë gjashtë daljeve publike të këtij muaji, duke kërcënuar Shtetin Islamik në secilën prej tyre".Kërcënimet më pas i drejtohen Sekretarit Amerikan të Shtetit Kerry, i cili ka deklaruar se ISIS nuk mund të jetë shtet dhe nuk përfaqëson islamin gjatë fjalimeve të tij publike."Plakushi i pafe krejt papritur u bë ekspert i jurisprudencës islame, duke nxjerrë përfundimin se Shteti Islamik po shtrembëron islamin dhe po vepron kundër mësimeve të tij", thotë Al-Adnani.Më pas, zëdhënësi shton: "Vritni me çdo mënyrë të pafetë në Amerikë dhe Europë, sidomos francezët e ndyrë, ose ndonjë amerikan apo kandadez, si dhe qytetarët e vendeve që kanë formuar koalicionin kundër Shtetit Islamik".Franca është futur në listën e vendeve të urryera për militantët terroristë, pasi i është bashkuar sulmeve ajrore amerikane javën e kalur, duke bombarduar depot e armëve dhe pika të tjera logjistike të tyre në Irak.Gjatë javës pritet të vazhdojnë edhe sulme të tjera ndaj Shtetit Islamik edhe në territoret e pushtuara në Siri, pasi vendimi i Presidentit Obama u aprovua nga Kongresi Amerikan.