BSH, Pack: Golemi në burg se është grua, Fullani me të njëjtin faj në liri
Shkodër- Kundërshtisë së grave në Shqipëri për mbajtjen në burg të ish- kryeinspektores së Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi i është bashkuar edhe eurodeputetja Doris Pack.Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë qëndrimit të saj në Shkodër, Pack ka deklaruar se është e pakonceptueshme, që për të njëjtën akuzë ish-Guvernatori është në liri, ndërsa ish-Kryeinpektorja mbahet në qeli.“Nuk mund ta kuptoj se si lirohet Fullani dhe mbahet ne burg një zonjë me të njëjtën akuzë dhe për të njëjtin faj. Dyshoj se ky vendim i tillë ka ardhur pasi ish-kryeinspektorja e BSH është grua” u shpreh ajo.Më herët rreth 30 gra dhe vajza shkodrane protestuan për tre ditë me radhë në mbështetje të ish-Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.Ato kërkuan që drejtësia të veprojë “drejt” dhe jo duke lënë vetëm bashkëqytetaren e tyre në burg.