FOTOLAJM/ Sheshi “Nënë Tereza”, si “Shën Pjetri” në Vatikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2014, 10:17
Sheshi “Nënë Tereza” ditën e sotme më 21 shtator ka marrë pamjen e sheshit “Shën Pjetri” në Vatikan.Në këtë shesh, i cili do të jetë në qendër të vemendjes për disa orë nga të gjitha mediat ndërkombëtare do të ngulitet në kujtesën e çdo qytetari shqiptar, por edhe të huaj.
Ashtu si “Shën Pjetri” popullohet nga besimtarë të shumtë në meshën e përjaveshme të Papa Françeskut, edhe Sheshi “Nënë Tereza” i ngjason atij.Qindra pelegrinë që kanë tejmbushur “Nënë Terezën”, ku Ati i Shenjtë do të mbajë meshën i kanë dhënë atij një pamje spektakolare.Ky shesh do të hyjë në historinë e Shqipërisë, kurse kryeministri Rama e ka cilësuar kështu: “Sheshi ku kjo ditë do të mbetet përgjithmonë në histori”.ex/oranews.tv/