Muriqan, 80 të dyshuar mbrapsht, shqiptarë të Malit të Zi që vinin për Papën

Shkodër- Dhjetëra persona të dyshuar nuk janë lejuar të kalojnë pikën kufitare të Muriqanit, në orët e para të mëngjesit.Mësohet se personat e kthyer mbprapsht kanë qenë kryesisht praktikantë të besimit mysliman.Policia kufitare bën me dije se nuk ka ndalime të personave të sipërpërmendur të cilët janë banorë të Malit të Zi, të gjithë të seksit mashkull.Janë rreth 80 persona që nuk u lejuan të kalonin kufirin shqiptar, të cilët udhëtonin me mjete private për të parë nga afër Papa Françeskun.24 orët e fundit u forcuan kontrollet në pikat kufitare, kryesisht në veri të vendit, për të garantuar sigurinë e vizitës së Papa Françeskut.Ndërkohë në Kosovë së fundmi janë kryer edhe disa arrestime të imamëve për nxitje të ekstremizmit.Në orët e pasdites Drejtoria e Policisë së Shtetit mohon lajmin.