TV gjerman ZDF: Shqipëria, vendi që nuk njeh konflikte ndërfetare
Në prag të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, televizioni gjerman ZDF, ka bërë një raport në Shqipëri mbi tolerancen fetare që zotëron në këtë shtet.Sipas ZDF, Shqipëria me rreth 3 milionë banorë, 10 % katolikë, 20 % ortodoksë, dhe më shumë se 60 % muslimanë, është një rast i veçantë në rajon, ndër shtetet e rralla që nuk njihet për konflikte ndërfetare.Të prononcuarit në këtë raport tregojnë për harmoninë fetare që mbretëron në këtë shtet, ndërsa thonë se të gjitha festat i festojnë së bashku. Djaloshi i vogël Erdin Gjini thotë se në shoqërinë e tij ka besimatarë katolikë dhe myslimanë mirëpo për atë të gjithë janë vëllëzer dhe motra: “Në shoqërinë tonë nuk ka dallime, a je mysliman apo katolik. Ne jemi të gjithë vëllezer dhe motra”, ka thënë ai.Në fund të raportit, televizioni gjerman thotë se Erdini dhe shoqëria e tij janë e ardhmja e këtij vendi, i cili është i veçantë në regjion, pasi që nuk njihet për konflikte religjioze.Marrë nga Gazeta Express