Nxjerrin në shitje në e-bay kapelen e Papës

Për atë që dëshiron të ketë një kujtim të veçantë nga papa Francesku, faqja e Internetit EBAY, ja mundëson këtë gjë.Kapelja origjinale e Atit të Shejntë është vendosur në ankand në website-in e EBAY-it, ku të gjithë kanë mundësinë të blenë dhe të shesin gjithçka.Gjatë shëtitjes me xhipin e bardhë në sheshin e Shën Pjetrit në audiencën e përjavshme të së mërkurës, Papa ka preferuar të ndalojë për disa momente dhe ka shkëmbyer kapelen e tij me atë të një të dërguarit e programit televiziv italian, Le Iene.Në pamjet filmike shikohet mjaft qartë, që i dërguari special i programit satirik ka marrë nga duart e Papa Franceskut kapelën origjinale.Le Iene kanë vendosur që kapelën ta vendosin në ankand për një mision bamirës. Kur s'kanë kaluar as 24 orë çmimi ka arritur shifrën prej 100 mijë dollarësh.Ankandi do të zgjasë deri më 24 shtator dhe të ardhurat nga shitja e kapelës do të shkojnë për bamirësi në një projekt të Onlus, në një fshat të Republikës Demokratike të Kongos.