Raporti i OSBE, amb. i SHBA-së: E patolerueshme dhuna në Kuvend

Austri- Ambasadori i SHBA-së pranë misionit të OSBE-së, Daniel Baer, i ka dhënë një shuplakë politikës shqiptare.Në përgjigje të raportit të Ambasadorit, Florian Raunig, për vendin tonë, Baer vlerëson zgjedhjet e 2013 dhe rotacionin poltik, por rezervon pakënaqësi të mëdha për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet nga ajo ditë.“Zgjedhjet e suksesshme parlamentare në Shqipëri në qershor 2013 ishin një shembull i tranzicionit demokratik dhe transparent të pushtetit dhe një meritë e besimit të zgjedhësve shqiptarë.Por ajo që ka ndodhur më pas është më pak se e pëlqyeshme për shumëkënd në Shqipëri.Ashtu siç keni identifikuar edhe në raportin tuaj, lufta politike, mungesa e besimit mes blloqeve politike dhe mungesa e vullnetit për konsensus dhe fokusim tek progresi e kanë pamundësuar Shqipërinë të zbatojë reforma të qëndrueshme”.Ambasadori amerikan me mision në OSBE, teksa thekson domosdoshmërinë e sundimit të lgjit dhe konsolidimin e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, ka kërkuar respektimin dhe pranimin nga të gjitha palët të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.“Ne jemi dakord me vlerësimin tuaj se mbështetja e fortë për sundimin e ligjit si dhe për një dialog të ripërtërirë dhe të konsoliduar mes qeverisë dhe opozitës mbeten çështje thelbësore. Ne theksojmë se në këtë drejtim një element kyç është pranimi pa kushte nga të gjitha palët i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe zbatimi i menjëhershëm i këtyre vendimeve”.Gjithashtu për Ambasadorin Baer, dhuna në parlament është e patolerueshme, ndërsa ka kërkuar garanci nga liderët politik shqiptarë, se nuk do ta tolerojnë këtë sjellje.“Dhuna fizike dhe kërcënimet nuk kanë vend në Parlament dhe ne ju bëjmë thirrje drejtuesve të partive të mbështesin Kodin e Etikës dhe të riafirmojnë se nuk do ta tolerojnë këtë sjellje”.