Firmosin 39 deputetë, e majta nis shkarkimin e nënkryetarit të KLD

Tiranë- Mazhoranca kërkon shkarkimin e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa.Mësohet se një grup prej 39 deputetësh kanë paraqitur pranë Kryetarit të Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.Sipas njoftimit të bërtë publik nga Kryesia Kuvendit kryeparlamentari, Ilir Meta ka njoftuar zotin Elvis Çefa dhe zotin Lulzim Lelçaj për paraqitjen e kërkesës për shkarkim, e cila ndërkohë i është përcjellë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për vijimin e procedurave përkatëse parlamentare.2