Kërkohet një Guvernator shqiptar, Presidenti hap garën, ja kriteret
Tiranë – Një ditë pas shkarkimit të Ardian Fullanit, institucioni i Presidencës hap procedurat për emërimin e Guvernatorit të ri.Në funksion të këtij procesi, Presidenti fton të gjithë shtetasit shqiptarë, oftë dhe nga dispora, që deri më 5 tetor 2014 të shprehin interesin për postin shoqëruar me dokumentacionin përkatës të përcaktuar në ligjin për Bankën e Shqipërisë.Presidenca ka njoftuar se pas vendimit të djeshëm të shkarkimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, fillon procedura e emërimit të Guvernatorit të ri."Për këtë qëllim, Presidenti fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe shqiptare si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Presidentit të Republikës.Kandidaturat duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar."Presidenca ka garantuar çdo të interesuar se aplikimet do të mbeten konfidenciale. Çdo i interesuar mund të aplikojë dhe kontaktojë në adresën [email protected] e interesit nga çdo i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacion të skanuar dhe aplikimet do të vijojnë deri më datë 5 tetor 2014.Kriteret që duhet të plotësojë një kandidat Po kush mund të jetë kandidat për të tentiuar të marr firmën e kreut te shtetit. Nëni 44 pika 3, e ligjit për "Bankën e Shqipërisë" e sanksionon qartë."Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikëssë Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale,si dhe kanë :a) arsimin e lartë ekonomik ose juridik;b) përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;c) kualifikime profesionale të profilit;ç) përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionetfinanciare dhe bankare;d) të mos kenë pengesa të parashikura në nenin 47"Por kush janë pengesat që parashikon nëeni 47:" Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhezëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohetnga Kuvendi Popullor, në qoftë se ai ose ajo:a) është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës sëShqipërisë, sipas nenit 46;b) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikondënimin me burgim;c) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar ifalimentuar dhe nuk është rehabilituar;ç) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunësshtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apomjeshtërinë;d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike"Kushtetuta e shqipërisë në nenin 161 mandaton presidentin e republikës për ti propozur parlamentit emrin e guvernatorit të ri. Të gjith kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online në adresëne e-mailit [email protected]. ar.sh/Oranews.tv