Me makinë, tenton t'i bëjë aksident eskortës së Kryeministrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2014, 11:34
Tiranë – Një makinë me targa AA 471 IT ka tentuar t'i shkaktojë aksident, eskortës së Kryeministrit Rama rreth orës 13.12 minuta të së premtes 19 shtator 2014.Ngjarja ndodhi në afërsi të stacionit të trenit, kur Kryeministri ishte duke udhëtuar drejt Durrësit. Vetëm tre minuta më pas, policia ka arrestuar personin që ka tentuar të krijojë këtë incident me iniciale M.C."Makina u bllokua nga forcat e Policisë Rrugore, drejtuesi u ndëshkua sipas legjislacionit në fuqi. Drejtuesit të makinës i është marrë patenta dhe rrezikon t'i pezullohet nga 1 deri në 2 vjet, iu vu gjobë. Drejtuesi i mjetit me iniciale M.C. , pasi iu nënshtrua procedures rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool" informon policia.