Nëse sot tolerojmë një të ardhme me injorantë

Unë nuk jam ndonjë farë ndjekësi i rrjeteve sociale, por gjithsesi nuk e kam refuzuar komunikimin me to. Ajo që më ka bërë shumë përshtypje, veç mllefeve, shpifjeve apo mallkimeve, është niveli shumë i dobët i gjuhës shqipe, i etikës, komunikimit.Dikur, tek drejtoja një redaksi lajmesh isha i detyruar të shkruaja tekste pa fund, sepse materialet që më sillnin gazetarët, të shkolluar në Universitet, nuk njihnin drejtshkrimin dhe kishin gabime elementare gjuhësore.Në Kuvendin e Shqipërisë zbulon deputetët që mbajnë ligjërime me një fjalor me më pak se 1500 fjalë, por ka dhe të tjerë që nuk bëzajnë, sepse nuk i lidhin dot dy fjalë.Sot, në asnjë email privat nuk përdoren format e edukatës në komunikim. Askush nuk të thotë “të lutem”, “faleminderit”, por thjesht të kërkon diçka copë.Të rinjtë mbi 25 vjeç nuk njohin figurat kryesore të historisë moderne shqiptare, dinë pak ose aspak për Skëndërbeun e me thënë të drejtën nuk dua të shkoj deri tek mbretërit ilirë.Mund të vazhdoj ende me shembuj, por me siguri do ju lodh, se edhe vetë dini më shumë se unë.Zonjë, ju ndoshta nuk keni interes ta thoni, por unë mund ta shpreh: shqiptarët janë të egjër, sherrxhinj, të dhunshëm. Dhe, jam i sigurtë që do të vazhdojnë të jenë të këtillë, nëse në shkollë e kalojnë klasën pa mësuar, tekset që u japin janë pa tharmin e qytetarit europian, të cilin ne duam të arrijmë.Nëse sot tolerojmë një të ardhme me injorantë, duhet me gjet brimë të futemi.Sipas mendimit tim modest, varja veprave të mëdha, ndriçimit të luksit, parasë, nëse nuk do të arrijmë dot të ndërtojmë një shkollë të hairit, nëse në arsim nuk shohim në largësi disa dhjetë vjeçare, ky komb rrezikon të flerë në gjiriz për shekuj.Editoriali u lexua mbrëmjen e 17 shtatorit në emisionin e "Tonight Ilva Tare"