Skocia vendos sot me referendum për pavarësinë ndaj Britanisë
Ka nisur referendumi në Skoci, ku qytetarët po votojnë nëse vendi do të qëndrojë e me Mbretërinë e Bashkuar, apo do të bëhet nëj komb i pavarur. Votuesit do t'i përgjigjen me "po" ose "jo" pyetjes: A duhet që skocia të jetë një shtet i pavarur?Nga 4.285.323 persona, 97% e elektoratit është regjistruar për të votuar, ku pritet një pjesëmarrje historike. Janë ngritur 2,608 qebdra vototmi, të cilat do të mbyllen në orën 22 të mbrëmbjes.Rezultati pritet të publikohet të premten në mëngjes. Pas mbylljes së votimeve në 32 zonat e Skocisë, përgjegjësi i numërimit të votave nga çdo qendër do tja dorëzojë rezultatin Maria Pitcaithly në Edinburg.Pas miratimit, do të bëhet edhe publikimi i rezultatit përfundimtar. Ndërkohë dje sondzhet tregonin një epërsi të lehtë të atyre që janë kundër pavarësisë së Skocisë, më 52 % dhe gjithashtu një numër i konsiderueshëm ishte i pavendosur.Në ditën e fundit të fushatës, udhëheqësit e të dyja palëve, pro dhe kundër, argumentuan votën pro, duke iu qendruar ideve të njohura tani mbi të ardhmen e Skocisë. Mbështetësit e pavarësisë mbajtën një takim masiv në qendër të Glasgout, ku bënë thirrje që të votohet "pro", për një Skoci më të begatë.Por edhe aktivistët pro-bashkimit u mblodhën në një shesh tjetër, jo larg nga kundërshtarët, duke bërë thirrje për opsionin e kundërt. Minitri i parë i Skocisë Alex Salmond iu drejtua popullit të tij me një letër, duke i këkruar të vendosin të ardhmen në duart e tyre.