Forumi ekonomik Shqipëri-Izrael, prezantohen piketat e aktivitetit

Një ditë para organizimit të Forumit Shqipëri – Izrael, aktorët kryesor të tij kanë prezantuar piketat kryesore ku do të përqendrohet ky aktivitet.“Çdo projekt fizibël që qeveria shqiptare e vë ne tryezë, qoftë gjatë forumit qoftë gjatë takimeve do të jetë i mundshëm për tu financuar nga partnerët e delegacioneve. Banka ka investuar jo vetëm me burime njerëzore, por me logjistikë dhe hulumtime dhe ka gjetur jo vetëm potenciale dhe resurset që Shqipëria i ofron investitorëve të huaj, por nga ana tjetër ka gjetur partnerë të besuar. Duhet besuar që në një të ardhme të shpejtë do kemi dhe fillimin e investime fillestare”, tha Jaka.Ndërsa Matveill Hutman, një nga biznesmenët pjesëmarrës në forum shpreh çudinë se si ende në Shqipëri nuk ka investitorë shumë të mëdhenj."Shqiperia u përzgjodh sepse është vendi më i mirë në Ballkan, unë çuditem se si në Shqipëri nuk ka ende investestitorë shumë të mëdhenj, dhe ne e kemi si misionin tonë t’i sjellim ata këtu. Sipas mendimit tim Shqipëria mund të jetë Zvicra e Ballkanit", u shpreh Metvei Hutman.