Durrës, rëndohet situata e peshkimit, nuk subvencionohet karburanti

Mbi 50% e peshkarexhave në Durrës si rrallë herë më parë janë bllokuar në kalatat e portit të peshkimit.Klodian Kapi, një nga peshkatarët e njohur durrsak, njëkohesisht dhe anëtar i Shoqatës Kombëtare të Menaxhim Peshkimit është shprehur se një nga shkaqet kryesore të situatës së krijuar është mos subvencionimi i karburantit nga ana e qeverisë shqiptare.Krahas problemit të subvencionit me karburant, peshkimi po përballet dhe me problematikën e mungesës së një kantieri për riparimin e anijeve si dhe konkurencën e pandershme nga importi i peshkut.