Presidenti i Iranit Hassan Rouhani: Vrasjet nga shteti islamik, të turpshme

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka dënuar vrasjen e njërëzve të pafajshëm nga shteti islamik, duke u shprehur se veprimet e trupshme të grupit militant shkelin parimet islamike.Nga pikëpamja e parimeve dhe kulturës islame, të vrasësh të pafajshmit është e barabartë me vrasjen e të gjithë njerwzimit. Pikërisht për këtë arsye, prerja e kokës së njerëzve të pafajshëm është një turp për ta dhe një shqetësim i madh për njerëzimin.Deklara e Rohanit vjen pas ekzekutimeve me prerje koke të dy gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff. Javën e kaluar u publikua një video e tretë e militanve, ku shfaqej ekzekutimi i pengut britanik David Haines.Intervista dhënë për rrjetin NBC është realizuar në pallatin e tij në Teheran dhe vjen para vizitës së tij javën e ardhshme në Kombet e Bashkuara në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ku pjesa më e madhe e bisediemve prtet të përqendrohet mbi shtetin islamik. Shtetet e bashkuara po përpiqen të ndërktojnë një koalicion të zgjeruar ndërkombëtarPër të luftuar grupin militant, por lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, këtë javë tha se ai kishte refuzuar ofertën e Uashingtonit për bisedime mbi çështjen.Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif tha se ishte e rëndësishme për t'u marrë me kërcënimin që vjen nga shteti islam, por shtoi shtoi se Teherani nuk mbështet ndërhyrjen e huaj ushtarake rajon. Të mërkurën, Presidenti Barak Obama tha se deri tani 40 vende kanë premtuar ndihmë ndaj kësaj kauze ët rëndësishme.