Ëmbëlsira të frikshme, kekët që nuk do të donit kurrë ti hanit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2014, 09:51
Shtatë ditë kushtuar krejtësisht ëmbëlsirave: Anglia po feston artin e ëmbëlsirave me “Javën kombëtare të kekut”, ku do të zhvillohet finalja e kampionatit 2014 dedikuar kekëve të famshëm.Megjithatë, jo çdo gjë do të jetë si e imagjinojmë ne. Në mes të luleve prej çokollate të shijshme dhe dekoracioneve prej krem gjalpi, do të ketë edhe ëmbëlsira të bëra me krem salmoni, kek të frymëzuar nga filmat horror dhe ëmbëlsira të tjera që të habisin me pamjen dhe shijen e tyre.