Rama: Ja sheshi që do presë Papën dhe 1200 gazetarë të huaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2014, 07:19
Ndërkohë që përgatitjet për pritjen e Atit të Shenjtë në Tiranë janë drejt fundit, kryeministri Rama është ai që ka marrë në dorë dekorin dhe zbukurimin e sheshit kryesor.Kryeministri Rama ka postuar një foto në rrjetin social Twitter, ku tregohet sheshi “Nënë Tereza, i rikonstrukturuar”, vendi ku Papa do të mbajë meshën. Edhe pse ende nuk kanë përfunduar punimet, duket që ky shesh ka marrë një pamje tjetër.Sheshi “Nënë Tereza” do të presë jo vetëm Atin e Shenjtë, por edhe shumë gazetarë nga mbarë bota.Kryeministri Rama shkruan: Sheshi ku të dielen do fokusohen ekranet e mbarë botës e ku do jenë prezent 1200 gazetarë të huaj.
Sheshi ku te dielen do fokusohen ekranet e mbare botes e ku do jene prezent 1200 gazetare te huaj pic.twitter.com/ClWX1KimFs— Edi Rama (@ediramaal) September 17, 2014