Delegacioni parlamentar izraelit në Berat, investime për Muzeun e Tolerancës

Berat - "Mundësi më të mira bashkëpunimi dhe binjakëzimi mes dy vendeve". Kjo ka qenë kryefjala e takimit në Berat e Delegacionit Parlamentar Izraelit i kryesuar nga zv/Kryetari i Parlamentit Izraelit,Hamad Amar me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti Fadil Nasufi.Zv/Kryetari i Parlamentit të Izraelit theksoi se rajoni i Beratit ka shumë mundësira për zhvillimin e sektorit bujqësorë dhe atij turistik“Rajoni i Beratit ka shumë mundësira për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe atij turistik.Eksperienca e Izraelit si shtet që ka bërë shumë investime me teknologji të lartë,mund të përdoret edhe në Shqipëri,në kushtet e një potenciali të lartë,kryesisht për zhvillimin e bujqësisë.”Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe deputetë të Parlamentit Izraelit si dhe Ambasadori i Izaraelit në Shqipëri David Cohen.