Banorët e Qafë Mollës sërish protestë: HEC-i po na shkatërron pronat

Banorët e fshatit Qafë Mollë në Mirditë kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar punimet e firmës që po ndërton Hidrocentralin në këtë zonë.Këtë radhë tubimi është kundër shpërthimeve, që sipas tyre kryen nga firma dhe dëmet po i pësojnë banesat, ndërkohë që edhe burimet ujore janë drejt zhdukjes.“Me hapjen e tuneleve po tronditen shtëpitë dhe po ikën burimet e ujit”, u shpreh një nga banorët.Banorët kanë hyrë brenda kantierit ku po ndërtohet Hidrocentrali duke mos lejuar punëtorët që të vazhdojnë punen.Protesta është monitoruar nga forca të shumta policie të cilët kanë ndërhyrë herë pas herë për të shmangur përplasjet midis banorëve dhe punonjësve të firmes që po ndërton HEC-in.