Botohet "Mali i Vashës" i Efraim Gashit, drama që u shkrua në burg

Një amanet i çuar deri në fund për një vepër të shkruar nga errësira e qelisë së burgut.Drama "Mali i Vashës" e Efraim Gashit  mundi të shohë dritën e botimit falë vullnetit të vajzs së tij Arsa Gashi.“Sot është dita më e bukur e jetës time, kështu që mjafton kjo për t’i thënë të gjitha. Unë shpresoj shumë që sikurse realizova sot botimin dhe promovimin e librit, të realizoj së shpejti edhe vënien në skenë të dramës.”Drama  e Efraim Gashit, aktorit dhe themeluesit të teatrit "Skampa" të Elbasanit, është e stilit Shekspirian dhe ka 35 aktorë, 10 nga të cilët janë personazhe reale.Për readktorin e librit Primo Shllaku , i cili ka shkruar dhe parathënien e librit, Efraim gashi ishte:“Është një dramë e tipit shekspirian, me shumë njerëz, me shumë konflikte, me shumë bërthama e cila publikun dhe teatrin modern do ta vinte në siklet të madh.”I pranishëm në ceremoninë e promovimit të librit ishtë edhe ish kryeministri i vendit Sali Berisha i cili shprehu vlerësimet më të mira për autorin.“Vlerësimin tim më të madh, për punën e shkëlqyer për veprën e Efraim Gashit dhe përkushtimit të madh të vajzës së tij të talentuar Arsës, për këtë vepër”, tha Berisha.Drama e cila u shkrua në burg tregon qartë se për Efraim Gashin teatri ishte motiv jete.