Shkodër, disnivel tek klasat e para, mësuesja tregon mangësitë
Ky është një prej fëmijëve të klasës së parë në qytetin e Shkodres, i cili ka nisur sivjet vitin e ri shkollor. Ai është 7 vjeç, quhet Eridson dhe megjithëse ka frekuentuar sistemin parashkollor, sërish ai ka vështirësi në njohjen e shkronjave. Por ndryshe nga ky fëmijë, bashkëmoshatarët e tjerë lexojnë lehtësisht tregimet në abetare, apo i njohin më lehtë shkronjat.Duket se sfida më e madhe për mësuesit e klasës së parë është përshtatja e të gjithë fëmijëve me tekstin e Abetares, pasi një pjesë e tyre vijnë të mesuar nga kopshtet, e të tjerë që nuk i kanë frekuentuar ato.Djana Kurtabegu, mësuese e klasës së parë në shkollën 9-vjecare “Dëshmorët e Prishtinës”, Shkoder thotë se tekstet kanë probleme në hartimin e tyre, duke krijuar vështirësi në përfitimin e dijeve për fëmijët.“Dallohet qartazi fëmija që ka shkuar në kopësht më fëmijën që nuk ka shkuar. Por ka edhe nga ata fëmijë që kanë shkuar në kopësht por nuk kanë qenë shumë të vëmendshëm për të marrë njohuritë që duheshin marrë”, tha mësuesja.Nga ana tjetër shembujt skandalozë, me helme, vrasje dhe dhunë në tekstet e librave të këtij viti ka sjellë reagimin e ministres së arsimit Lindita Nikolla. Ajo ka theksuar se do nisë një rishikim për të gjitha tekstet, duke paralajmëruar heqjen nga qarkullimi te teksteve me probleme që nxisin dhunë e urrejtje.