"Lin Delija mes sakrales e profanes”, ekspozita mes fetares dhe laikes
Galeria e Arteve çeli siparin me ekspozitën "Lin Delija mes sakrales dhe profanes".Një ekspozitë e cila priti vizitorë për të cilët Lin Delija mbetet një piktor i rrallë i artit shqiptar.Për kuratorin e ekspozitës, Gjon Radovani Lin Delija është piktori i krijimtarisë së dy botëve, asaj të besimit fetar kristian, laikes apo të jetës së përditshme.E ardhur nga Italia enkas për këtë ekspozitë historiania e artit Silvia Cuppini u shpreh se në veprat e Lin Delisë ka një trup, ka një shpirt që flet."Arti është përkatësia e parë e gjuhës simbolike dhe Lin Delija zgjodhi pikërisht rrugën e artit, zgjedhje kjo që e çoi atë në rrugën e përjetësisë," u shpreh Cuppini.Lin Delija lindi në Shkodër më 3 shkurt 1926 në një familje të thjeshtë shkodrane, e cila më pas, edukimin shpirtëror dhe artistik do t'ia besonte personaliteteve të kolegjit françeskan "Illyricum", ku u njoh me përfaqësuesin kulturor më të rëndësishëm të botës françeskane në Shqipëri, At Gjergj Fishtën. Ndjente një admirim të thellë për të dhe e shprehu në portretin që sot është ekspozuar në kishën "Zoja e Shqiptarëve" në Detroit.Lind Delija u arratis nga Shqipëria në Jugosllavi më 1948 pas vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri. Më pas frekuentoi Akademinë e Arteve të Bukura të Zagrebit gjatë viteve '50 dhe sidomos të Akademisë së Arteve të Bukura të Romës, me një bursë studimi falë përkujdesjes së veçantë të Ernest Koliqit, ku u diplomua ne 1959.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 Tetor 2014