INUK spastron sot liqenin e Pogradecit, Lushnje - Berat e Unazën Tiranë
Tiranë – Ka nisur sot menjëherë puna për përfundimin e tre rrugëve të rëndësishme kombëtare me fonde të sapoakorduara nga Buxheti i Shtetit, siç njoftoi dje Kryeministri Rama, pasi punimet e tyre kishin mbetur zvarrë.Për këtë arsye, përpara se në to të dërgojë ndërtuesit, Qeveria ka urdhëruar INUK-un për të shembur ndërtimet e paligjshme në të tria segmentet: në atë të Unazës së Madhe Tiranë; në vijën bregdetare të liqenit të Ohrit, Lin – Pogradec dhe dhe në atë Lushnje Berat.Kryeministri ka postuar pamje nga "spastrimi" i liqenit të Pogradecit me shënimin "Nis operacioni i shkuljes së dhjetra çibanëve nga buza e Liqenit të Pogradecit."Për dy segmentet e fundit, Kryeministri Rama theksoi dje se janë rrugë të rëndësishme turistike, të cilat janë kthyer në një “gangrenë” me punimet e nisura prej shumë kohësh dhe që nuk kanë arritur asnjëherë të përfundojnë.armanda shtembari/Oranews.tv