Izraeli i shqetësuar për Iranin në prag të bisedimeve për planin bërthamor
Në prag të bisedimeve ndërkombëtare për planin bërthamor të Iranit, Ministri izraelit për Çështjet Strategjike dhe të Sigurisë, deklaroi se vendi i tij është mjaft i shqetësuar nga bisedimet dhe këmbënguli se duhej arritur patjetër një marrëveshje."Jam këtu për t'iu thënë se Izraeli është thellësisht i shqetësuar", tha Juval Stajnitc në konferencë për shtyp në Jerusalem, një ditë para se delegacioni izraelit të takohet me atë iranian dhe gjashtë fuqitë e Këshillit të sigurisë të OKB-së, e përbërë nga pesë anëtarët e përhershëm dhe Gjermania.Ky do të jetë takimi i parë mes palëve që prej korrikut, ndërsa kërkohet që Irani të ndërpresë përpjekjet e veta për pasurimin e uranit."Arsyeja pse jemi shumë të shqetësuar është se ndiejmë që bisedimet nuk po shkojnë në rrugën e duhur. Deri tani iranianët nuk kanë treguar fare fleksibilitet në bisedime për sa i përket dy çështjeve kryesore: pasurimit të uranit dhe reaktorit gjigant që po ndërtohet në Arak", tha Ministri izraelit.Irani deri më tani i ka mohuar akuzat e Perëndimit se po pasuron uranin për të ndërtuar bombën bërthamore, duke këmbëngulur se po punon vetëm për të prodhuar energji elektrike.Pas shumë vitesh ku tensionet mes palëve kanë qenë të mëdha, zgjedhja e Hasan Ruhanit si President i vendit vitin e kaluar rriti shpresën se mund të arrihej bashkëpunimi.