Nikolla: Në fund të muajit nis ristrukturimi i teksteve shkollore
Tiranë- Sistemi arsimor është në një situatë kaotike me altertekstin, por jo në atë gjëndje që është pasqyruar në rrjetet sociale.Numri një i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla në intervistën e parë televizive për këtë vit shkollor në Tonight Ilva Tare në RTV Ora News ka qetësuar masën e prindërve dhe nxënësve se përmbajtjet e shfaqura në media nuk janë pjesë e librave që aktualisht janë në përdorimMinistrja sqaroi se Ministria për këtë vit shkollor nuk kishte asnjë mundësi manovrimi, pasi gjithçka ishte mbyllur nga paraardhësi i saj. Megjithatë ajo shtoi se falë dialogut me autorë dhe profesorë u bë i mundur eliminimi i 120 teksteve.Nikolla paralajmëroi një reformë terësore në sistemin arsimor. Në fund të këtij muaji nis ristrukturimi i teksteve shkollore dhe për lëndët shkencore do kontraktohet një shtëpi e huaj botuese.“Ne në fund të muajit fillojmë procesin e ristrukturimit dhe të një reformë terësorë në tekstet shkollore për vitin tjetër. Tekset që lidhem me lëndët shkencore do bëhen konform të gjithë standardeve europiane të teksteve më të mira.Ne do të kontraktojmë një shtëpi të huaj botuese prestigjoze europiane, e cila do të mundësojë në partneritet me ekipet shqiptare përshtatjen e këtyre teksteve. Dhe tekste nuk do të ketë më një mori alternativash, po një tekst të vetëm.Një komision prestigjoz mendimtarësh, profesorësh, dijetarësh të vendit tonë do të përzgjedhin dhe autorët shqiptarë do jenë përgjegjës vetëm për tekstet që lidhen me historinë e Shqipërisë, me gjeografinë, letërsinë. Kjo do të ndodhë për vitin tjetër, do kemi tekste të reja”.Intervista e plotëÇfarë po ndodh me tekstet shkollore, a do ketë kontroll nga MAS për cilësinë e tyre?Është e vërtetë, një situatë tejet kaotike me altertekstin edhe pse në fillim u nis me një qëllim të mirë për të përmirësuar cilësinë e teksteve dhe për të shmangur aferat korruptive për shkak të krijimit të një monopoli. Por e vërteta është ajo që ne kemi konstatuar, mediat dhe Avokati i Popullit kanë përcjellë. Nuk ka lidhja kurrikula që them unë me cilësinë e teksteve. Janë dy gjëra të ndryshme.Është një kurrikul e re që do qaset me një program të ri dhe tekste të reja bashkëkohore, kryekëput ndryshe nga këto që janë sot. Por për të qetësuar prindërit, mësuesit dhe nxënësit më lejoni të bëj me dije se gjithçka është përcjellur nga rrjetet sociale ne e kemi ndjekur me vëmendje dhe na rezulton se nuk janë pjesë e teksteve që janë sot. Kemi verifikuar hap pas hapi, bëhet fjalë për atë tekstin “Shkumësi magjik” eshtë një tregim i Dionis Bubanit dhe thotë një pjesë të parë është prezantuar ndërkohë që tregimi vazhdon dhe me pjesën tjetër të kësaj historie. Është një tekst që marrë nga rreth 900 nxënës, le të themi është përthithur në procesin e vlerësimit nga 30 mësues.Nuk është kjo situata, pata një takim me mësuesit e Fizikës për disa ushtrime. Unë jam mësuese e Matematikës por kontaktova me shumë kolegë, por nuk janë marrë nga tekstet që përdoren sot.Por kjo nuk do të thotë se tekstet nuk kanë probleme, që ne nuk po adresojmë një reformë terësore në tekstin shkollor, duke u larguar nga kjo historia e 13 alternativave për të njëjtin program.Edhe Historia e Shqipërisë ka më shumë se 5 alternativa. Edhe pse ky është një një proces që ligji na e ndalon, nuk ka tekste të reja të prodhura për këtë vit shkollor. Ne gjetëm një ligj të aprovuar, tekste të miratuara si tekste fituese dhe kontrata të lidhura me shtëpitë botuese.Por falë një dialogu që ngjizëm me të gjithë mësuesit,prindërit por dhe informacionin që morëm nga këto institucione ne hoqëm për këtë vit shkollor 120 tekste problematike nga manuali dhe shkollat shqiptare.Ju thatë që hoqët 120 tekste, do ketë të paktën një lloj ndjese ndaj prindërve që i kanë blerë?I kemi hequr para se të tërhiqen, janë hequr në kohën dhe mënyrën e duhur, pa i kushtuar shtetit shqiptar asnjë dëm. Edhe ai ushtrimi për ariun, që gjeni ngjyrën e ariut, është një ushtrim që nuk është në tekstet që sot është përzgjedhur në shkolla.Ne në fund të muajit fillojmë procesin e ristrukturimit dhe të një reformë terësorë në tekstet shkollore për vitin tjetër. Ne në 300 ditë nuk mund të hiqnim nga përdorimi të gjitha tekstet shkollore. Në një kohë kur ishin lidhur kontratat, ishin shpallur fitues dhe ligji na bënte borxhli duke rritur detyrimet ndaj buxhetit të shtetit.Zonja.Ministre, a ekziston një Komision që verifikon këto tekste? Si funksionon sepse çdo Ministër apo qeveri që ka ardhur ka bërë tekstet e veta. Pse ka garanci që Komisioni apo verifikimi që po bëni ju këtë radhë është më i mirë se ai i mëparshmi?Reforma që ne po bëjmë për tekstin shkollor nuk ka lidhje fare me çfarë është bërë. Tekset që lidhem me lëndët shkencore do bëhen konform të gjithë standardeve europiane të teksteve më të mira. Ne do të kontraktojmë një shtëpi të huaj botuese prestigjoze europiane, e cila do të mundësojë në partneritet me ekipet shqiptare përshtatjen e këtyre teksteve.Dhe tekste nuk do të ketë më një mori alternativash, po një tekst të vetëm. Një komision prestigjoz mendimtarësh, profesorësh, dijetarësh të vendit tonë do të përzgjedhin dhe autorët shqiptarë do jenë përgjegjës vetëm për tekstet që lidhen me historinë e Shqipërisë, me gjeografinë, letërsinë. Kjo do të ndodhë për vitin tjetër, do kemi tekste të reja.Tekstet shkojnë konform një programi dhe kurrikula e re ka të bëjë me një qasje të re, do ketë një program të ri që orienton shkollat shqiptare jo me këtë ngarkesën që kanë sot të rendur pas për ti thënë gjërat por për ti aftësuar fëmijët dhe të rinjtë për të bërë gjëra dhe patur sukses në tregun e punës duke i mbarsur me shprehi dhe njohuri të nevojshme për të bërë suskses. Kurrikula e re do të thotë program i ri, tekste të reja, që do botohen dhe miratohen në rrugën që sapo thashë. Do ecim hap pas hapi.Do bëhet një tender për shtëpinë e huaj botuese? Dhe kjo mund të mbajë përgjegjësi për cilësinë e printimit, por jo për cilësinë e përmbajtjes së teksteve, këtë kush do ta vendosë?Do ketë një konkurs ndërkombëtar patjetër. Një Komision që do të mendojmë hap pas hapi sesi do operojmë gjatë gjithë rrugëtimit të reformës.Besoj se nuk shqetësohet askush që një i ri ta studiojë matematikën, si një bashkëmoshatar i tij në Angli, Francë etj. Kurrikula jonë e re fillon qasjen që në moshën 3-vjeçare, investimi që në parashkollor, duke e bërë një kurrikul të integruar nga mosha 3-18 vjeç.Sot çfarë do të bëjnë me këto tekste, ka një listë të publikuar?Prindërit janë sqaruar.Në kohën kur morëm detyrën, aktualisht funksionon një ligj që ka prodhuar në vite edhe tekstet shkollore të miratuara nga komisionet dhe Ministria. Dhe ka qenë një manual ku listohen të gjithë tekstet e miratuara.Pasi morëm detyrën dhe pasi u njohëm me problematikat adresuam në mënyrë të plotë komunikimin me mësuesit të cilët në tekstet që kishin në përdorim prezantuan problematikat. Një dosje tjetër vinte nga komunikimet me prindërit, një dosje tjetër ishte problematikat që vinin nga media. Të gjitha i vumë në tryezën e debatit me autorët, profesorë, botues dhe arritëm në këtë komunikim.Në mënyrë që mos të fusnim më shumë në borxhe Ministrinë e Arsimit dhe buxhetin e shtetit, që vetë shtëpitë botuese të tërhiqnin 120 tekste, më pas ndryshe nga herët e tjera, nuk ka pasur asnjë lloj trysnie, apo presioni ndaj mësuesve për të zgjedhur tekstin që ata mendonin se ju shërben më mirë.Flasim për mësuesit, 50 % e tyre janë jashtë fushës së formuar, japin lëndë tjetër nga ajo që kanë në eskpertizë. Sa besim keni te këta mësues që janë jashtë profilit të tyre?Aq sa besim duhet të kemi në respekt të ligjit. Ky është ligji aktual në shtetin shqiptar, ky është ligji që duhet respektuar. Dhe në kuadrin ligjor që ne kemi, kemi bërë më të mirën. Ju siguroj juve, prindërit, mësuesit edhe të gjithë nxënësit që është më e mira e mundshme që kemi bërë dhe të jenë të qetë sepse cilësia e teksteve sigurisht lë për të dëshiruar. Këtë vit ata kanë tekste më të mira se sa një vit më parë, sepse përzgjedhja nuk është bërë politike, sepse përzgjedhja është bërë në një gamë tekstesh ku u lanë jashtë 120 kishin shumë probleme.Po ashtu tekstet që janë sot pranë fëmijëve kanë kaluar sitën nga e mësuesve, duke mundësuar nga shtëpitë botuese korrigjimet e të gjitha gabimeve, faqe për faqe aty ku mësuesit kanë deklaruar. Janë tekste më të mira se një vit më parë, por ndërkohë në arsimin shqiptar ka dhe një histori tjetër, që nuk është thjeshtë historia e teksteve, por lidhet me atë që ne kemi shprehur, me funksionimin e shkollave si qëndra komunitare, që do të thotë se shkolla nuk do të mbyllet më pas rënies së ziles së orës së fundit. Por mësuesit do të jenë aty, qoftë për nxënësin me nevoja specifike, qoftë edhe për talentet, jo kurse private, sigurisht.Fakti që do të jenë në shkollë pasdite, nuk është se i ndalon kurset private.Fakti që janë në shkollë, që gjatë kohës që janë në shkollë dhe më nxënësit e tyre ata e kanë kategorikisht të ndaluar të operojnë me kurse private. Është përcaktuar kodi i etikës, si një instrument i rëndësishëm që rregullon të gjitha marrëdhëniet që operon dhe vepron shkolla.Teksa përgatisja intervistën gjeta dhe një raport të OECD-së që fliste për raportin midis pagës së mësuesve dhe cilësisë së mësimit. Çuditërisht nuk ishte raport i drejtë, jo domosdoshmërisht mësuesit më të paguar nxirrnin nxënës me cilësi më të mirë. Një mësues finlandez me eskperiencë fitonte mesatarisht 42 mijë dollarë në vit, në Zvicër ishte 68 mijë dollarë në vit. Po mësuesit shqiptarë sa paguhen në një vit?Mësuesit shqiptarë sigurisht nuk kanë nivel të kënaqshëm të pagës, po aq sa është është e vërtetë ajo që ju thatë. Edhe unë dje e deklarova në një takim, dialog që kishim më Bankën Botërore, që domosdoshmërisht duhet thënë që niveli i investimit në arsim dhe buxheti në arsim, sigurisht është i nevojshmë për të krijuar një standart minimal të cilësisë, por jo gjithmonë është i përkthyer me rezultate të larta.Edhe në Shqipëri ne kemi raste që edhe kur janë bërë investime madhore, jo gjithmonë janë përkthyer me rritjen e rezultatit. Apo edhe pse kemi shumë projekte në vende të caktuara, në shkolla të caktuara, jo gjithmonë projektet investuese kanë sjellur më pas edhe rezultate të larta. Janë problematika të mëdha, arsimi është një shërbim publik dhe duhet trajtuar si i tillë, por do doja të përfitoja nga ekrani juaj për iu drejtuar të gjithëve që arsimi publik, duke përjashtuar faktin se kush është sot në qeveri dhe kush është sot Ministre e Arsimit, kërkon një konsensus të madh shoqëror për të mundësuar zgjidhjet e duhura.Buxheti i Ministrisë tuaj është 40 miliard lekë, apo rreth 2.88% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 5% që Partia Socialiste kishte premtuar se do ti jepte arsimit. Si i kemi shpenzimet aktualisht?Buxheti sot është 41 miliard, sepse pati sot një rialokim. Nuk është ai që ne kemi premtuar 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shkon tek një shifër 3.6%, duke shtuar edhe të ardhurat që vijnë nga institucionet e arsimit të lartë. Sigurisht është më e lartë sesa një vit më parë, nuk është ai që dëshirojmë.Por mos të harojmë që Ministria e Arsimit dhe Sportit u gjet në një gropë buxhetore me 1.7 miliard borxhe dhe na është dashur që të marrim nga buxheti i shtetit për ti dhënë frymëmartrje të gjithë nismave dhe të gjithë reformave në arsim. Do të kishte edhe 1.7 miliard më shumë në buxhetin e Ministrisë nëse ne nuk do të kishim gjetur atë situatë borxhesh, qoftë me investime të papaguara, qoftë me fatura të papaguara.Më lejoni t’ju them se me marrjen e detyrës ne rrezikonim të gjithë situatën e realizimit të Maturës Shtetërore, sepse ishin 1 milion euro borxhe që i kishim vetëm Albtelekomit që ofronte linjën e internetit për të gjithë gjimnazet e Shqipërisë.Cilat janë zërat ku shpenzoni më shumë buxhetin që keni?Kemi shpenzime kapitale që kapin shifrën 3.4 miliard lekë, po kemi edhe financimet që kapin shifrën 5.3 miliard lekë. 72 shkolla të reja do të kenë mundësinë të rikonstruktohen apo dhe shkolla të ndërtuara nga e para, po 43 terrene sportive që falë buxhetit të këtij viti do të kenë mundësinë të jenë pjesë e edukimit të të gjithë të rinjve.Janë edhe 600 milion lekë që do të ofrohen për projektin e ri dixhital që do të mundësojë, që krahas tekstit që folëm, do të ketë edhe tabletën për të mundësuar një proces bashkohor përmes metodave të mësimdhënies, të teknologjisë dhe inovacionit.Ka mbi të paktën 8 vjet që shqiptarët dëgjojnë për Shqipërinë dixhitale. Ku është ndryshimi këtë radhë për projektin dixhital që ju ofroni?Është folur shumë për Shqipërinë dixhitale, por ajo që gjetëm ne ishte një gropë dixhitale. Vetëm 30% e laboratorëve të internetit funksiononin në shkollat tona, kompjutera të vjedhur, fatura interneti të pa paguara, mësues të patrajnuar dhe pa ngritur një skemë nga A-ja tek ZH-ja, nxjenjë të mirëfilltqë përmes këtyre proceseve inovative. Situata ka qënë e rëndë.Në kemi ndërhyrë që në vitin e parë përmes këtij buxheti. Është ndër projketet më madhore në arsim, që do të bëjë një ndryshim rrënjësor në të gjithë filozofinë dhe konceptin e shkollës.E bën shkollën transparente, pa mure, në kuptimin që nxënësi të komunikojë me mësuesin, por do të ketë mundësi të komunikojë jo vetëm me mësuesin, por me të gjithë platformat që mundësojnë një arsimim cilësor. Por nga ana tjetër do ta bëjë shkollën shumë më të hapur, edhe karshi prindërve, falë regjistrit elektronik, që do të mundësojë informimin në kohë reale të prindit, për çdo rezultat apo për çdo problematikë të nxënësit.Tableti do të ketë një pagesë esktra që do të paguhet nga vetë nxënësit apo do të ofrohet nga Ministria?Jo, kjo do të ofrohet falas.Do të jenë rreth 540 mijë tableta.Do të fillojmë me shkollat mesme, fillon pilotimi në 50 shkolla, për të ecur hap pas hapi, për t’a shtrirë në mënyrë të plotë. Ne nuk premtojmë atë që se realizojmë, por punojmë fort për të realizuar atë që premtojmë.Shkolla me dy turne, a e rrezikon kjo cilësinë?E rrezikon cilësinë shkolla me dy turne, sepse të gjithë matjet e tregojnë se jo gjithmonë përqëndrimi dhe gadishmeria e nxënësit dhe e mësuesit nuk është e njëjtë, ne po punojmë për këtë. Jo më larg se sot në mbledhjen e qeverisë, ngritëm edhe një plan të ri konkret për të mundësuar çeljen e shkollave të tjera.Unë vij dhe nga pushteti vendor dhe e di se çfarë ndodh me pronat dhe me mundësitë reale për të ndërtuar shkolla të reja, por kur ka vullnet “shtiqet” gjenden. Shumë shpejt edhe ju do të informoheni me gjetjet e reja, falë bashkëpunimit në kuadër të qeverisë dhe përcaktimit të arsimit si një prioritet, që ne do të bashkëpunojmë me pronat e Minsitrive të tjera, për të ngritur dhe ndërtuar shkolla të reja.Po me numrin e lartë të nxënësve në shkolla çfarë do të bëhet?Për numrin e lartë të nxënësve në shkolla, ju bëj me dije, se atë që ne kemi premtuar që jo më shumë se 30 nxënës në klasë, filluam ta bëjmë realitet që këtë vit shkollor. Të gjitha Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore, aty ku janë kushtet fizike, janë porositur dhe po punojnë që të mos keto klasa me më shumë se 30 nxënës.Po ju them një raportim që më ka mbetur nga Zyra Arsimore e Kavajës, falë kësaj ndarje të re, janë çelur edhe 30 klasa të reja. Do të punojmë shkollë mbas shkollë, hap pas hapi. E rëndësishme është që të punojmë në një këndvështrim të ri, në kuptimin që nuk flasim në një mënyrë të përgjithshme, por orientojmë të gjithë ndihmën specifike në çdo shkollë të Shqipërisë.Pse u mbyllen kurset e frëngjishtes dhe mbëtën pa punë 350 mësues thotë një teleshikues?Teleshikuesit unë mund t’i kundërpërgjigjem duke i thënë, të më thotë emrin e vetëm një mësuesi që ka mbëtur pa punë për këtë shkak. Është edhe ky një keqkuptim i madh. Ne kemi deklaruar se këtë vit shkollor do të fusim si një moment shumë të rëndësishëm edukimin fizik. Ishte harruar në shkollat shqiptare. Bëhej vetëm në gjimnaz në vitin e dytë dhe të tretë, ndërsa në mature, nuk bëhej asnjë orë edukimi fizik.Kemi deklaruar dhe po e realizojmë këtë projekt të madh në të gjitha shkollat, por caktimi i shtimit të 3 orëve të edukimit fizik është menduar, që nga orët ekstrakurrikulare, do të spostohen dhe këta mësues do të mbetën pa orë mësimi. Nuk është se hiqet lënda e gjuhës së huaj. Por mësuesit e gjuhës së huaj ishin përdorur edhe për të plotësuar orët e tyre mësimore, në orët jashtë korrikulare.Është gjetur zgjidhja dhe për to, ata do të jenë pjesë e rëndësishme e të gjithë aktiviteteve që shkolla do të realizojë pas orës së mësimit, atë që unë thashë në fillim, që nuk do të ketë më shkollë të mbyllur për nxënësin dhe për komunitetin.