KE nga Brukseli në Elbasan, raport për komunitetin rom

Elbasan -Përfaqësues të Komisionit evropian kundër racizmit dhe intolerances janë takuar me komunitetin rom dhe egjiptian në Elbasan në qendrën komunitare.“Kemi ardhur në Elbasan për të rishikuar gjendjen e pakicave sidomos të komunitetit rom dhe atij egjiptian, por nuk jemi të autorizuar që të japim përshtypjet tona.Për këto do të përgatisim një raport. Situata ku jetojnë pakicat rome në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e brukselit” – tha Gerald Schoper  perfaqësuesi europian kundër racizmit.Nga ana tjetër, banorët e komunitet rom i shprehën përfaqësuesit të komisionit evropian se  ndihen të diskriminuar.Përfaqësuesi i Komisionit Evropian Gerald Schoper, pati edhe një takim pa praninë e mediave në bashki, me kreun Sejdini.