IS“diktat” në zonat e pushtuara, fshin matematikën e fizikën nga orët e mësimit

Sikur të mos mjaftonin terroret dhe masakrat që kanë shkaktuar në popullsinë civile, militantët e Shtetit Islamik tashmë kanë filluar të ushtrojnë diktatin e tyre edhe në jetën shoqërore në tokat e pushtuara.Për të indoktrinuar sa më shumë popullsinë që kanë nën kontroll në Siri, ISIS ka ndaluar studimin e matematikës dhe shkencave shoqërore nëpër shkolla.Edhe aktivitetet sportive janë fshirë nga kurrikula dhe nxënësit nuk do të kenë mundësi të mësojnë për zgjedhjet, apo dhe demokracinë.Mësimet normale do të zëvendësohen me një listë lëndësh që do të hartohen nga milintantët e grupimit, të cilët kanë kërcënuar me ndëshkime të pashembullta çdo mësues që do të guxojë të thyejë rregullat.Mësuesët janë instruktuar gjithashtu që gjatë mësimit të heqin nga përdorimi emrin zyrtar të Sirisë - Republika Arabe e Sirisë - dhe ta zëvendësojnë me emrin e vetëcaktuar prej tyre, Shteti Islamik.Gjithashtu ata nuk mund të flasin për kombësinë dhe etninë, por vetëm për islamin dhe ndarjen e personave në besimtarë dhe të pafe.Librat nuk mund të kenë asnjë referencë ndaj teorive evolucioniste dhe mësuesët duhet të thonë se ligjet e fizikës dhe kimisë ekzistojnë vetëm falë ligjeve të Zotit.Rregullat e reja për edukimin e nxënësve janë bërë publike me banera nëpër rrugët e qyteteve.ISIS ka marrë në zotërim një numër të konsiderueshëm qytetesh në Siri dhe Irak muajt e fundit dhe po kërkon të ndërtojë të ashtuquajturin Shteti Islamik, një kalifat që do të funksionojë në bazë të ligjit islam, Sheriatit.Ndërsa vendet arabe janë bashkuar me SHBA-në dhe Britaninë për të sulmuar militantët, luftimet në terren vazhdojnë dhe vetëm të martën janë vrarë 200 sirianë.