Kushtetuesja rrëzon qeverinë Rama për IMEI-in, pezullon vendimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2014, 16:10
Tiranë-Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë Rama për vendimin për regjistrimin e kodit IMEI.Në vendimin e Gjykatës të publikuar në faqen zyrtare theksohet se pasi mori në shqyrtim kërkesën e një grupi deputetësh u vendos që:"Të urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave "Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme" derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.Opozita e dërgoi në Kushtetuese këtë vendim duke argumentuar se dhënia e kodit IMEI përbën shkelje brutale të lirisë së individit.