Golemi në qeli, e Motra e Inspektores së BSH-së: Faji i vetëm i Elivarit, s'ka para

Shkoder- Është e bindur se e motra e saj, Elivari Golemi inspektorja e Bankës së Shqipërisë, nuk ka bërë asnjë krim në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve.Nuk kërkon të bëjë presion dhe të ndërhyjë tek drejtësia, por kërkon që : Drejtësia të funksionojë për të gjithë njëlloj.Për Valjeta Golemin faji i vetëm i Elivarit është se “nuk ka mbështeteje shumë të fortë e nuk ka para”Mbrëmjen e 5 shtatorit 2014 Golemi u arrestua së bashku me Guvernatorin Ardian Fullani për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i BSH-së.Por, ndryshe nga Fullani, i cili të hënën e 15 shtatorit u lirua nga qelia dhe hetimet do të vazhdojnë teksa ai ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpi”, Elivar Golemi vazhdon të jetë në qelitë e paraburgimit të 313-tës.Ndërsa, jashtë, në sheshin “Nënë Tereza” në Shkodër, sot paradite për herë të dytë një grup grashë dhe vajzash por dhe ata që kanë punuar me Golemin protestuan paqësisht duke kërkuar lirimin e saj. “Zbatimin e njëjtë të ligjit për të gjithë”Mes protestuesve është dhe e motra, Valjeta Golemi e cila kërkon që motra e saj të gjykohet me arrest shtëpie, jo si një kriminele, por si një person me dinjitet.“Kërkojmë që drejtësisa të funksionojë për të gjithë njëlloj. Gjërat nuk janë të drejta. Isha atë ditë në sallën e Apelit ishte hera e parë që iu dha e drejta për të folur. Kur gjykatësi e pyeti për auditet ajo dha sqarime se auditet ishin zhvilluar dhe protokulluar pranë Këshillit Mbikqyrës, dhe një kopje pranë komisionit të Ekonomisë. Ndërsa prokurori deklaronte se nuk ishte në dijeni të tyre,” thotë ajo.Duke bërë një paralelizëm mes faktit që Fullani u lirua ndërsa Elivari jo, Valjeta thotë se i vetmi faj i motrës s saj është “s’e nuk ka mbështetje të fortë dhe as para”“Si mund të bëhet një akuzë kur prokuroria nuk është në dijeni të dokumentit që ekzistojnë? A mund të zhvillohet akuza kur prokuroria nuk ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm. Të zbatohen të drejtat e njeriut për motrën time. Nëse ligjet shqiptare parashikojnë që shkallet e ndalimit janë të ndryshme, ajo mund të hetohet në një masë më të lehtë. Mund të ndalohej për mos prishje të dokumenteve. Por ato janë depozituar pranë organeve përkatëse dhe nuk kishte si ti dëmtonte. Faji i saj i vetëm është se nuk ka mbështeteje shumë të fortë e nuk ka para. Nuk jam kundër lirimit të Fullanit sepse është e drejtë e tij, por siç u bë për të drejtësia të veprojë për motrën time. Për motrën time jam shumë e bindur që është e pafajshme. Por megjithatë ti lihet hetimit, drejtësia të jetë e njëllojtë “ thotë Golemi.Sytë e familjarëve dhe mbështetësve të Elivar Golemit janë kthyer nga Gjykata e Lartë.