Berat, të gdhihesh dhe të ngrysesh në një çadër, familja apel për ndihmë

Berat-Papunësia mbetet plaga e hapur për vendin tonë, që vazhdon të shkaktojë trauma në familjet shqiptare. Në Berat një familje prej 5 anëtarësh prej 3 muajsh jeton në çadrën e falur nga Kryqi i Kuq.Çadra e familjes së Drenov Kananit është vendosur, në dalje të lagjes "Donika Kastrioti" mbi një kodër të vogël. Në kushtet e papunësisë bashkëshortët nuk mundën dot të shlyenin qiranë e banesës sociale ku ishin vendosur. Kryefamiljari kërkon ndihmë për 3 fëmijët, një prej të cilëve i sëmurë me epilepsi.Papunësia është një fenomen që shkon përtej nxjerrjes së kafshatës së gojës. Ajo po ndikon drejtpërsëdrejti tek më të vegjlit, ku rasti më i fundit është sëmundja e kësaj të miture, që ende pa u rritur mirë, po përballet me kushte ekstreme të të jetuarit, ndoshta jo për faj të saj, por që më së shumti i rëndojnë pikërisht asaj dhe shumë të tjerëve, rëndom në të të njëjtën situatë.