Basha: Vizita e Papës bekim për Shqipërinë, presim Qytetarin e Nderit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri si një privilegj të veçantë.Në një postim në rrjetin social facebook Basha shkruan se “Kjo është vizita e parë e Papa Françeskut në një qytet dhe në një vend europian, një përzgjedhje kuptimplotë nga ana e Shenjtërisë së tij që na jep nder të gjithëve, një bekim për vendin tonë, një vlerësim i jashtëzakonshëm për qytetarët e Tiranës dhe për çdo shqiptar.”Po ashtu Basha njofton se do t’i japë Papës titullin e “Qytetarit të Nderit”: Për mua, është një nder i veçantë që në emër të qytetarëve të Tiranës, t’i dorëzoj Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi”.