Durrës, "Waiting for the Pope" çel festimet në katedralen "Shën Luçia"

Durrës - Mbrëmjet artistike për vizitën e papa Franceskut në Shqipëri, nisën rrugëtimin me qytetin e Durrësit. Në katedralen Shën Luçia, u mbajt koncerti i parë i turit "Waiting for the Pope". Teksa na ndajnë vetëm 4 ditë para se Ati i Shenjtë të shkelë Shqipërinë, festimet kanë nisur.Në mbrëmjen muzikore, materialet poetike me profil religjoz ishin shoqërues të mbrëmjes. Marjeta Larja recitoi vargje shkëputur nga libri "Nënë Tereza me shqiptarët".Për Dom Gjergj Metën, Ati i Shenjtë zgjodhi të vizitonte Shqipërinë për dy arsye:“Ati Shenjtë në Shqipëri vjen për dy motive. Motivi I parë është se vjen për të inkurajuar një popull që ka vuajtur dhe motivi i dytë për të inkurajuar dialogun ndërfetar, dialogun ndërmjet besimeve të ndryshme. Dhe ne që jemi këtu sot e vërtetojmë këtë gjë”.Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë të dielën më 21 qershor, në mëngjes, dhe vetëm në mbrëmje do të largohet, pas një dite plot aktivitete që Ati i Shenjtë ka zgjedhur ti kryejë brenda më pak se 12 orëve.