Dekori për vizitën e Papës, Kumbaro: Është ideja e kryeministrit Rama

Ndërkohë që vizita e Papa Franceskut po afron, përgatitjet janë intesifikuar edhe më shumë.Nga vendi ku Papa do të mbajë meshën, ka folur edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila është shprehur se ky dekor në bulevard u shqyrtua nga Komisioni për përgatitjet e vizitës së Papës në bashkëpunim me Protokollin e Vatikanit.Po ashtu Kumbaro tha se ideja e dekorit ishte e kryeministrit Rama, e cila u arrit në konsultim me Protokollin e Vatikanit.“Ideja fillestare e dekorit është e vetë kryeministrit Rama, që e ndau edhe me personalitetet e Vatikanit dhe në bashkëpunim e Protokollin e Vatikanit, Komisioni për përgatitjen e vizitës së Papës vendosi për këtë dekor që ju shihni. Ndërkohë që vazhdon puna për përfundimin e altarit. E gjitha kjo është pjesë e një punë më të madhe që ka bërë qeveria dhe që Ministria e Kulturës ka pasur barrën për ta ekzekutuar”, u shpreh Ministrja Kumbaro.Po ashtu Kumbaro foli edhe për një risi të zbukurimit. Përgjatë gjithë bulevardit janë vendosur portrete të martirëve, priftërinj të kishës katolike.“Sot e reja është që në këtë bulevard kemi varuar edhe portrete të disa dëshmorëve që janë martirë, priftërinj të kishës katolike, edhe civilë, por të gjithë kanë qenë dëshmorë që nuk ranë me armë në dorë, por ranë para armëve që iu drejtuan atyre kur iu kërkua të hiqej dorë nga liria e besimit”, tha Kumbaro.