Përmbajtjet skandaloze në tekstet mësimore, MAS: Mësuesit t'i korigjojnë deri sa t'i heqim

Tiranë - Debatet mbi përmbajtjen skandaloze te teksteve shkollore e kanë detyruar Ministrinë e Arsimit të marrë masa për t'i hequr këto tekste nga duart e nxënësve.Në rrjetet sociale po qarkullon një paragraf i Librit të Leximit të klasës së dytë fillore, ku nxënësi, për të rritur temperaturën dhe për të mos shkuar në shkollë, mësohet të tresë shkumës në ujë. Në fund, tregimi mbyllet se "kush nuk e beson, le ta provojë."Këto përmbajtje e detyruan Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, të bëjë me urgjencë një reformë për tekstet shkollore. "Padyshim që do të ketë rishikim, heqje nga qarkullimi, - tha Nikolla, e pyetur për këta libra, -  se për ne janë të shtrenjtë fëmijët e Shqipërisë dhe nuk do të lejojmë deformime të tilla në formimin e tyre.”Mësuesit thanë se rishikimi është i nevojshëm, sepse deri më tani, përzgjedhja është bërë mbi baza preferenciale dhe jo të analizuara nga ekspertë.“Në qoftë se do të rishikojnë edhe një herë tekstet dhe të studiohen dhe të formulohen nga njerëz, të cilët janë kopetentë për këtë punë, sepse deri tani kemi përzgjedhur sipas qejfit” – shprehet mesuesja.Nxënësit në librin e Fizikës mësojnë edhe kështu: "Duke qëndruar pezull në humnerën e Ferrit, Djalli sheh se frekuenca e ulërimës së një studenti, që i kalon para gjatë rënies së tij, zvogëlohet nga 842 HZ në 820 Hz. Kërkesa që i shtohet nxënësve është të gjendet shpejtësia e rënies së nxënësit!!!Me një urdhër të ri, Ministria e Arsimit i ka kërkuar të gjithë mësuesve që të bëjnë korrigjimet dhe raporti të dërgohet në ministri. Pas vlerësimeve, tekstet do të hiqen.Oranews.tv