Gratë shkodrane duan liri për Golemin: Turp që mbahet në burg

Shkodër - Rreth 30 gra shkodrane, kanë protestuar për lirimin e Elivar Golemit dhe trajtimin e saj të barabartë, me personat e tjerë të akuzuar për shpërdorimin e detyrës, gjatë skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve në Bankën e Shqipërisë.Kërkesa e grave shkodrane vjen një ditë pasi gjykata e Apelit tha fjalën e saj, ku ish–Guvernatori Fullani u la në arrest shtëpie, ndërsa Golemi  u la në burg.