Meta në Pogradec: Politika konfliktuale la Shqipërinë pa status, qytetarët duan konstruktivitet

Kryetari i LSI, Ilir Meta gjatë një takimi me qytetarët e Pogradecit u ka bërë apel forcave politike të shmangin gjuhën e konfliktit dhe të jenë konstruktivë. Ishte pikërisht politika konfliktuale, theksoi Meta, që la Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat në BE.“Ne nuk i ndryshojmë dot të tjerët, por jemi me qytetarët.Të mos merremi me të kaluarën, për të penguar të ardhmen. LSI ka respektuar marrëveshjen në 2007, do e respektojë edhe të vitit 2009” tha ai.Më tej Meta ka shtuar se 23 qershori është dita kur shqiptarët do të votojnë për integrimin dhe LSI-inë, pasi sipas tij është pikërisht kjo forcë politike që ka emancipuar politikën shqiptare me qëndrimet e saj.Një ditë më parë Kreu i LSI ishte në Shkodër, ku pati një takim me gratë e LGI atje.