Asambleja Kombëtare e PS, Klosi: Ja çfarë u diskutua

Ashtu sic edhe pritej, mbrojtja e votës në zgjedhjet e 23 qershorit ka qenë në qendër të diskutimeve të Asamblesë Kombëtare të PS. Menjëherë pas mbledhjes, Sekretari organizativ i selisë rozë Blendi Klosi evidentoi disa nga cështjet ku u perqëndruan diskutimet.“Asambleja diskutoi me shumë përgjegjësi sitautën paraelektorale, u ngrit shqetësimi mbi mbarëvajtjen e partisë, për t’iu përgjigjur cdo tentative për manuipulim të procesit zgjedhor nga kjo qeveri” tha ai.Ndërkaq dhe pse pritej një vendim lidhur me qëndrimin e PS ndaj vendimarrjes së KQZ-së për rishpërndarjen e mandateve, nuk ka dalë asgjë konkrete, përpos faktit që Asambleja ka caktuar sekretariatin e cështjeve zgjedhore ta ndjekë me kujdes këtë cështje.Ka munguar një vendim edhe lidhur me koalicionet parazgjedhore, ku edhe për këtë cështje vetëm është diskutuar.Risia e Asamblesë, ishte rreshtimi në kryesinë e PS të kryetarit të bashkisë së Korcës dha atij të Elbasanit, vendim ky që u mor në mënyrë unanime.Ndërkaq zoti. Klosi shtoi se më 9 shkurt do të thirret një aktivitet i rëndësishëm për PS, ku do të shpaloset përgatitja e deritanishmë në kuadër të programit eketroral për një Rilindje Shqiptare si dhe përcaktimi konkret i tezave dhe objektivave të partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.