204 vjetori i Pavarësisë së Meksikës, festë në të gjithë vendin, në ambasada dhe konsullata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2014, 12:40
Shtetet e Bashkuara të Meksikës festojnë 204-vjetorin e pavarësisë nga Spanja!Dhjetra mijëra persona u mblodhën në sheshin qëndror të Zokalos për të kujtuar atë që njihet si revolucioni "Thirrja e Vuajtjes", "El Gritti", që shënoi hapin e parë në rrugën drejt pavarësisë së vendit.Meksikanët përkujtojnë orët e para të 16 shtatorit të vitit 1810 kur Miguel Hidalgo Costilla një prift në qytetin e vogël të Dolores, Guanajuato,i ra këmbanës së kishës për të mbledhur njerëzit e qytetit. Ai i bëri thirrje popullsisë që të ngrihej kundër kurorës spanjolle, duke nisur kështu luftën për pavarësinë e vendit.Më shumë se dy shekuj më pas, ekzaktësisht në orën 11:00, të njëjtës këmbanë, i ra edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Enrique Pena Nieto.Nga ballkoni qendror i Pallatit Kombëtar Presidenti iu drejtua me thirrjen "El Gritto", mijëra njerëzve në shesh, dhe milionave që e ndiqnin nepërmjet ekranit, për të kujtuar ata që dhanë jetën për pavarësinë e venditThirrje që meksikanët në shesh iu përgjigjën duke brohoritur "Rroftë Meksika"Tradicionalisht, dita e pavarësisë e kthen Meksikën, në një vend me hare, që dekorohet një muaj më parë me drita të kuqe, të bardha dhe jeshile, e me flamuj meksikan, për të shënuar festën kombëtare.Festimeve për 204-vjetorin, iu bashkohen amasadat dhe konsullatat meksikane anekënd botës, përmes festave të organizuara në përfaqësitë diplomatike, por edhe mesazheve të urimit, drejtuar numrit 1 të shtetit meksikan.
Ditën e pavarësisë e uroi edhe Konsulli i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi. Konsulli Ndroqi, i dërgoi një mesazh urimi Presidentitn Enrique Pena Nieto, ku përcjell urimet më të përzemërta për popullin mik të Meksikës dhe shpreh dëshirën, për të forcuar me tej urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Meksikës."Jam i bindur se marrëdheniet jetëgjata mes dy vendeve tona, të cilat fatmirësisht janë rivitalizuar dhe forcuar edhe më tej kohët e fundit, do të vijojnë të zhvillohen e forcohen në të gjitha fushat, bazuar në respektin dhe avantazhin reciprok, duke i sjellë popujt tanë edhe më pranë njëri-tjetrit. Mbi të gjitha, jam i sigurt se përmes përpjekjeve të përbashkëta, miqësia dhe bashkëpunimi frytdhënës ndërmjet Shqipërisë dhe Meksikës, do të vijojnë të zhvillohen dhe të thellohen me sukses në interesin e popujve dhe vendeve tona.Së bashku me urimet më të mira për ditën e pavarësisë së Meksikës, do të doja të shprehja bindjen e plotë në rrugën e suksesshme të rritjes së qëndrueshme ekonomike që Meksika ka ndërmarrë. Shpresoj thellësisht se rritja e suksesshme e rolit që Meksika ka në rajon dhe në botë, do të kontribojë fuqimisht në mirëqënien dhe prosperitetin e popullit meksikan, rajonit dhe të të gjithë botës".Ju lutem të pranoni urimet e mia më të mira për suksese të mëtejshme, mirëqenie dhe prosperitet për Meksikën! Populli shqiptar ndjehet pranë shpirtit dhe kauzës së Grito de Dolores të At Miguel Hidalgo. "¡Viva México!" Rroftë Meksika!", përfudnon urimin e tij z.Ndroqi.204 vjetori i pavarësisë së Meksikës, u festua edhe në Ambasadën e këtij shtetit, në Bruskel, ku u mbajt një ceremoni e posaçme.
Ditën e pavarësisë e uroi edhe Konsulli i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi. Konsulli Ndroqi, i dërgoi një mesazh urimi Presidentitn Enrique Pena Nieto, ku përcjell urimet më të përzemërta për popullin mik të Meksikës dhe shpreh dëshirën, për të forcuar me tej urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Meksikës."Jam i bindur se marrëdheniet jetëgjata mes dy vendeve tona, të cilat fatmirësisht janë rivitalizuar dhe forcuar edhe më tej kohët e fundit, do të vijojnë të zhvillohen e forcohen në të gjitha fushat, bazuar në respektin dhe avantazhin reciprok, duke i sjellë popujt tanë edhe më pranë njëri-tjetrit. Mbi të gjitha, jam i sigurt se përmes përpjekjeve të përbashkëta, miqësia dhe bashkëpunimi frytdhënës ndërmjet Shqipërisë dhe Meksikës, do të vijojnë të zhvillohen dhe të thellohen me sukses në interesin e popujve dhe vendeve tona.Së bashku me urimet më të mira për ditën e pavarësisë së Meksikës, do të doja të shprehja bindjen e plotë në rrugën e suksesshme të rritjes së qëndrueshme ekonomike që Meksika ka ndërmarrë. Shpresoj thellësisht se rritja e suksesshme e rolit që Meksika ka në rajon dhe në botë, do të kontribojë fuqimisht në mirëqënien dhe prosperitetin e popullit meksikan, rajonit dhe të të gjithë botës".Ju lutem të pranoni urimet e mia më të mira për suksese të mëtejshme, mirëqenie dhe prosperitet për Meksikën! Populli shqiptar ndjehet pranë shpirtit dhe kauzës së Grito de Dolores të At Miguel Hidalgo. "¡Viva México!" Rroftë Meksika!", përfudnon urimin e tij z.Ndroqi.204 vjetori i pavarësisë së Meksikës, u festua edhe në Ambasadën e këtij shtetit, në Bruskel, ku u mbajt një ceremoni e posaçme.Letra e Urimit Te Konsullit Të Nderit Të Meksikës Në Shqipëri