Libri i ri i Mustafa Nanos, “Pax Albania” provokon me fenë dhe harmoninë
Ajo për të cilën mburren shqiptarët "harmonia fetare" është argument mbi të cilin është bazuar libri "Pax Albanica" i publicistit Mustafa Nano për të sjellë ato të vërteta që shpesh nuk thuhen.Gjatë promovimit të librit mbrëmjen e djeshme, publicistë, historian dhe gazetër e miq të autorit kanë zbuluar pak nga libri duke përcjellë përshtypjet e tyre. "Pax Albanica" shtron pyetje të vështira por edhe përgjigjet janë të tilla.“Ndërsa nuk shquhemi për tolerancë në shumicën e gjerave, në çështjen e feve aty ku të tjerët kanë thyer kokën, shqiptarët kanë dëshmuar dhe dëshmojnë tolerancë. Në fund të këtij libri nano shkruan se tolerance fetare është shansi ynë për mbijetesë si komb. Mos harrojmë se është pikërisht kjo “Pax Albania” që sjell në Tiranë këtë javë Papa Françeskun”, tha Remzi Lani.“Kush e njeh autorin e di që nuk do të bëntë gjithë këtë punë për të qenë dakort me të. Duket se shqiptarët e Mustafa Nanos nuk përshtaten me besimet, por i përshtasin ato. Ndoshta kjo i vjen nga vetëdija kulturore që i ban lakonik kufijtë e modestisë, apo për faktin se në arabisht “Mustafa” do të thotë i zgjedhur nga zoti”, tha Agron GjekmarkajAshtu si botimi I mëparshëm "Un jam gegë" edhe libri i rradhës pritet të sjellë provokime e kundërshtime, tashmë për argumentin e fesë dhe a u konvertuan me dhunë shqiptarët në myslimanë?“Një nga idetë e mija është se shqiptarët kanë probleme me të vërtetën, shumë shpesh të vërtetat e shqiptarëve folklorizohen dhe shumë shpesh kemi të bëjme me hernj që nuk janë të tillë, ose heronj që janë të tillë, por që i kemi harruar”, u shpreh Enkel Demi.Ndërsa është mësuar të provokojë të ftuarit e tij në Jamais VU me fotot që servir, tashmë ka qënë rradha e tij të komentojë fototEnkel Demi: Jam i sigurtë që përveç këtyre njerëzve që folën mirë për librin, pastaj ty do të shpallin tradhëtar dhe do mallkohesh dhe për këtë ti je i bindur.Mustafa Nano: Jam i përgatitur për këtëEnkel Demi: Dhe jam i sgurt që do të ketë edhe një sërë shkrimesh të njerëzve që nuk do ta lexojnë librin , por do të bëjnë shkrime.Mustafa Nano:Ky është një sport, një sport shumë popullor në ShqipëriPromovimi i librit u përcoll në ttitter nga Ministrja e Kulturës Mirela KumbaroPax Albanica e Mustafa Nanos leshon zerin e vet nen shenjen e javes se bashkejeteses.